Kishim nevojë për këtë fitore

Shqipëria ka bërë detyrën në përballjen kundër Andorrës. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-0. Fitorja e parë për ekipin tonë kombëtar, që tashmë numëron 3 pikë në grupin K për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonit e “TV Klan”.
Silvinjo: “Jam shumë i lumtur. Kishim nevojë për këtë fitore. Bëmë disa ndryshime në formacion dhe arritëm të fitonim. Sinqerisht, nëse bën 4 ndërrime, atëherë ndryshon gjithçka. Më pëlqeu që e respektuam skuadrën kundërshtare. Ata luajnë me dëshirë. Broja dhe Hoxha janë të dy lojtarë që mund ta hapin lojën në krahë. Më duhet të komplimentoj edhe Shehun sot.
Broja është një lojtar i nivelit të lartë që mund të përshtatet shpejt edhe në të djathtë, siç e bëri sot. Ai e ka bërë edhe më parë krahun e djathtë dhe e bën mirë. Ai i ka të gjitha. Është i fuqishëm, bën gol. Do e pozicionoj në bazë të kundërshtarit. Bëri shumë mirë edhe kundër Anglisë. Ai nuk ka vetëm aftësi një kundër një, por i jep edhe thellësi skuadrës. Ata mbrohen shumë mirë. Vendosen të gjithë pas, pavarësisht sa gola janë në disavantazh”.
Laçi: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. E dinim që në fillim që duhej ta bënim sa më shpejt golin e parë. Nga minuta e parë deri te e fundit kishim kontrollin e topit. Ishim agresivë dhe të pozicionuar. Tre gola besoj se janë Ok, megjithëse mund të bënim edhe më shumë. Ishte pak e vështirë të luanim në mesfushë, sepse ata erdhën këtu për t’u mbrojtur. Kështu që unë luajta mes linjave për të kërkuar gjithmonë pasimin dhe të hapja hapësirat për Manajn, Brojën, ose për lojtarët e tjerë”./Sport Ekspres/
#Kishim #nevojë #për #këtë #fitore
SportExpress