Aktualitet

Shpallet në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagosi me thikë të moshuarin në Berat

Administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan është shpallur në kërkim nga policia e Beratit, pasi akuzohet se të hënën e 24 marsit, rreth orës 19:00, plagosi me thikë në një lokal në lagjen “Çelepias” një të moshuar.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se 37-vjeçari Asllan Fetiu me origjinë nga Berati, është administrator te “AnaMark”, aksionet e së cilës zotërohen nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu EKMA ose Tregu Agro-ushqimor në Tiranë. Ndërkohë, AnaMark, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet. Sipas raportimeve në disa media, administratori Asllan Fetiu është edhe shoferi i Allajbeut

Si ndodhi ngjarja?

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar hyri në lokal duke kërkuar me emër një person me të cilin dyshohet se ka konflikte të vjetra, dhe pasi i thanë se nuk ndodhej aty, 37-vjeçari nisi të shajë klientët dhe t’i ngre zërin personelit të lokalit. I moshuari, gjithashtu klient i rastësisht në lokal, ka ndërhyrë për të shuar situatën, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë.  85-vjeçari ndodhet në spital pasi mori një goditje me thikë në bark. Pas plagosjes, autori i dyshuar, Asllan Fetiu u largua menjëherë, dhe ende nuk është kapur.

Asllan Fetiu raportohet se ka një lokal të tijin përball bar kafesë ku ndodhi ngjarja. Ende nuk dihet se cili është personi që Asllan Fetiu kërkonte dhe për çfarë motivi. Policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth.

#Shpallet #në #kërkim #administratori #bizneseve #të #Allajbeut #plagosi #thikë #të #moshuarin #në #Berat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button