Basha vijon replikat me Ramën: Në bashki më le veç borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë!

Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha kanë vijuar edhe sot në rrjetet sociale.
Rama ditën e djeshme në Memaliaj gjatë një takimi në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në Memaliaj, dëgjoi dëshminë e një qytetari, i cili rrëfeu se kishte pasur një problem me Lulzim Bashën, kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Sipas qytetarit, Basha, për një kompensim që i takonte i kishte thënë se “do ta marrësh vetëm kur të kthehet Edi Rama në bashki”.
“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq”, tregoi qytetari.
Ndërkohë që kryeministri, nuk e la rastin pa shfrytëzuar duke ironizuar ish-kreun e PD, duke thënë se “qenka mistrec”.
“O Lul, po ç’ke bërë kështu. Po ku i çove lekët mo Lul?!“, tha Rama.
Pikërisht mënyra sesi e interpretoi situatën Rama ka vënë në lëvizje Bashën, i cili në një video të postuar në Facebook, e pyet Ramën, pse nuk e ka shlyer borxhin në fjalë kur ai vetë ishte kryebashkiak i Tiranës.
“O Rame, ke fillu prap me rekrutu dëshmitarë të rremë. Kishe kap njonin në Memaliaj që thoshte që si kam dhënë unë lekët që i kishe borxh ti. Po ti mo Rame pse s’ia pagove?”, pyet Basha.
Më pas ai kritikon kryeministrin për borxhet që la në tre mandate si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Vetëm borxhe më le në bashki mo Rame dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra larg nga zyra jote mo Rame, 11 vite në bashki se mbushe. E mo Rame, kishe mendjen me mbush gjona të tjera mo Ram. Ku i ke shokët mo Rame? 7×7 = 313 Rame”, shprehet Basha.
#Basha #vijon #replikat #Ramën #Në #bashki #më #veç #borxhe #dhe #gropën #Hajdin #Sejdisë
Java News