Sport

Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”

Pas përfundimit të javës së 30-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe teknikun më të mirë të javës.

Në portë qëndron gardiani i FK Bylis, Tony Batista. Mbrojtja përbëhet nga dy lojtarët e Elbasanit, Emiljano Musta në krahun e majtë dhe Sigitas Olberkis në qendër. Arbenit Xhemajli i Egnatias qëndron në krah të Olberkis ndërsa në të djathtë qëndron Arlind Kurti i Laçit.

Mesfusha përbëhet nga tre lojtarët: Ian Soler (KF Tirana) Gjelbrim Taipi (Partizani) dhe Matias Lloci (KF Teuta). Sakaq, në vijën e sulmit rreshtohen tre lojtarët: Saleh Nasr (KF Skënderbeu), Bismark Charles (KF Skënderbeu) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City)

Trajneri më i mirë i javës së 30-të është përzgjedhur tekniku i KF Skënderbeut, Ernest Gjoka.

#Trajnerët #ekipeve #kombëtare #zgjedhin #formacionin #trajnerin #më #të #mirë #të #javës #së #30të #të #Abissnet #Superiore
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button