Aktualitet

SHBA tërhiqet nga grupi që monitoron krimet ruse të luftës në Ukrainë –

Bashkimi Evropian ka konfirmuar tërheqjen e SHBA-ve nga grupi që monitoron krimet ruse të luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për një grup shumëkombësh i krijuar për të hetuar përgjegjësit për pushtimin e Ukrainë.

Vendimi u shpall përmes një emaili drejtuar organizatës mëmë të grupit, Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësi Penale (Eurojust), shkruante New York Times.

Eurojust është informuar nga autoritetet amerikane se nuk do të vazhdojnë më përfshirjen e tyre në Qendrën Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës (ICPA).

Kjo lëvizje nënvizon ndryshimin e politikës së jashtme në Uashington, pasi administrata Trump kërkon të rivendosë lidhjet me Moskën, ndërsa bën presion për një marrëveshje të shpejtë paqeje në Ukrainë, raporton Sky News.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës me bazë në Hagë është një qendër gjyqësore që mbështet hetimet kombëtare për krimin e agresionit të kryer nga udhëheqja ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, dhe aleatët e Moskës kundër Ukrainës.

#SHBA #tërhiqet #nga #grupi #që #monitoron #krimet #ruse #të #luftës #në #Ukrainë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button