Aktualitet

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani…”, ish-mafiozi shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA –

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtoën, Neë Jersey.

Sipas mediave të huaja, ish-“ushtari” i familjes mafioze “Gambino”, i cili dikur u dënua për 6 vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive,” tha 62-vjeçari Alite.

I njohur si një nga “arkëtuesit” më të suksesshëm të klanit Gambino gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, Alite beson se përvoja e tij në rrugë do ta ndihmojë edhe në politikë.

“Çdo aspekt i rrugës është si qeveria, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat,” shtoi ai.

#Kam #pasur #një #të #kaluar #të #errët #por #tani #ishmafiozi #shqiptar #bëhet #këshilltar #bashkiak #në #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button