Aktualitet

Haxhi Thaçi ka ndrru jetë, kurse shteti i Kosovës po vdes- pa dinjitet –

Nga Berat Buzhala

Haxhi Thaci ka ndrru jete, kurse shteti i Kosoves po vdes- pa dinjitet.

Nje shtet qe po pretendon qe po forcohet e kinse po ben fabrika armesh, para tri diteve e ktheu koken ne anen tjeter, kur nje drame familjare po ndodhte ne QKUK.

Çile guri gojen. As 1-shi, as 2-shi, e as 3-shi i Republikes. Do zagare te tyne ne rrjete sociale se paku flisnin. Talleshin publikisht dhe paturpesisht me vuajtjet e njeriut qe kishte ardhe per me pa per here te fundit baben e vet, kurse ky njeri eshte njeriu qe ka me se shumti aksione ne clirimin e Kosoves dhe pavaresine e Kosoves.

Tri ore ia kishin caktu Hashimi Thacit per me e taku Haxhine, te cilit i kishin mbetur edhe tri dite. Tri here te tjera ky Tribunal ia kishin refuzu kerkesen atij per me ardhe me e vizitu baben e shtrire. Ai paneli atje ne Holande nuk ka qene sa duhet i bindur qe po i vdiste baba subjektit te tyne. Ia dhane ate leje kur tashme cdo gje kishte marre fund.

Ky burri e kjo gruaja qe na kane shti nen zap qe nja 5 vjet, ndoshta nuk kane ndonje ndikim ne Holande, por nje fjale kane mujte me e fole. Keta nuk hezitojne aspak me i kritiku e sha prokuroret dhe gjyqtaret e Kosoves per interesa te veta, mirepo shnderrohen ne norvegjez kur eshte ne pyetje personi ma i rendesishem i historise tone te 100 viteve te fundit.

Krejt kjo jave ishte e dhimbshme. Ata qe dojne me bo dicka – nuk munden, kurse ata qe munden me bo dicka – nuk dojne.

Varrimi i Haxhi Thacit nuk duhet te jete varrim tipik. Per mu ai varrim eshte proteste. Eshte shprehje e mllefit. Shoqeria e Kosoves eshte nda ne dy pjese. Ne ata qe e perkrahin pushtimin dhe ne ata qe e kundershtojne ate.

Prehu ne paqe Haxhi Thaci. Ike prej kesaj bote, por jo prej historise se nje pjese te ketij populli.

#Haxhi #Thaçi #ndrru #jetë #kurse #shteti #Kosovës #vdes #dinjitet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button