Sport

Të gjithë thonë se Interi mund të mos fitojë asgjë, por…

Interi ka arritur të mposhtë Atalantën me shifrat 0-2. Një nga fitoret më të rëndësishme për zikaltrit, që hedhin një hap përpara në rrugën drejt titullit kampion. Simone Inzagi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se dëshiron të luajë sa më tepër ndeshje të jetë e mundur në këtë sezon, duke nënkuptuar se synon të shkojë deri në fund të 4 kompeticioneve ku merr pjesë. Megjithatë pranon se në sport mund të përfundosh edhe pa fituar asgjë.

“Synimi për 4 trofetë? Duam të luajmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Ka shumë fjalë, të gjithë thonë se Interi mund të përfundojë pa fituar asgjë. Por ky është sport. E dimë shumë mirë se është sport dhe se mund të përfundojë edhe kështu. Por duam të luajmë gjithnjë e më shumë ndeshje”, ka thënë Simone Inzagi./Sport Ekspres/

#Të #gjithë #thonë #Interi #mund #të #mos #fitojë #asgjë #por
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button