Aktualitet

Rënia e gurëve nga faqja e malit bllokuan aksin rrugor Kuç-Qeparo, nis hapja e rrugës –

Një masiv dheu dhe gurësh ra nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç- Qeparo.

Për disa minuta, ky aks rrugor ishte i pakalueshëm pasi sasia e dherave ishte e madhe, duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës. Deri më tani, është hapur një anë e rrugës, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e plotë të aksit.

 

#Rënia #gurëve #nga #faqja #malit #bllokuan #aksin #rrugor #KuçQeparo #nis #hapja #rrugës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button