Aktualitet

Parti të re me kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës mund të bëjë çdokush! –

Rama tha se PS është opsioni më i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij PS është parti e ri, në kuptimin se u ofron të rinjve të integrohen në jetën parlamentare.

Kryeministri ironizoi ndër të tjera partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë. Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendosi babanë e tij.

“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile.

Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.

Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama.

 

#Parti #të #kushërinjtë #dhe #babanë #në #krye #të #listës #mund #të #bëjë #çdokush
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button