Aktualitet

Shqiptarët më 11 maj votojnë numrin 5, PS-në! –

Duke iu përgjigjur me fakte deklaratave të deputetes së Partisë së Lirisë, Xhixho, Balla tha se Partia Socialiste është e vetmja që ka vizionin për të bërë realitet hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Këto janë fakte dhe fola me shifra.  Ato që folët ju s’kanë lidhje me realitetin.  Prandaj më 11 maj qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë se është një mandat historik, i cili vjen në kontekst gjeostrategjik që lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.   Ne jemi e vetmja forcë politike me vizion të qartë për ta përfunduar këtë aspiratë historike; ndaj qytetarët në shumicë do të votojnë numrin 5 PS, në zgjedhjet e 11 majit.”

Balla tha se qeveria socialiste do të zgjerojë programin “Mësues për Diasporën”, duke e shtrirë kudo ku ka shqiptarë dhe duke ofruar edhe një aplikacion në celular për mësimin e gjuhës amtare.

“Mësues për Diasporën, mund ta thoni një fjalë të mirë, sepse i shërben bashkatdhetarëve tanë kudo ndodhen.  Kemi nisur me Greqinë, ku mësuesit e parë janë përzgjedhur, kanë marrë licencën dhe do të shërbejnë në dobi të mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët në qytetet kryesore të Greqisë.  Synojmë ta shtrijmë edhe në Itali si hap i dytë.   Për ta shtrirë këtë program të rëndësishëm kudo ku bashkatdhetarët tanë jetojnë, do të kemi dhe një aplikacion në telefonat celularë për mësimin e gjuhës shqipe.”

Balla renditi shumë arritje të qeverisë ku bën pjesë, sa i takon arsimit gjatë 12 viteve në pushtet, duke thënë se më 11 maj do të dëgjohet fjala e të rinjve përmes votës.

“Kur Edi Rama dhe PS morën besimin e qytetarëve shqiptarë për të qeverisur, paga mesatare e mësuesit ishte dy herë më e vogël: 420 euro në 2013, 950 euro në 2024. Zotimi ynë për mësuesit është që brenda këtij mandati të ri, më 11 maj, ta çojmë në 1250 euro pagën e mësuesve.  Kur ne morëm detyrën, ishte zero mundësia për tekste falas; prindërit ishin të detyruar t’i blinin.  Sot janë 238 mijë nxënës që marrin falas librat. Nga fillimi detyrës janë ndërtuar 450 shkolla nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës. Deri në fund të mandatit të ardhshëm do të ndërtojmë edhe 200 shkolla të reja”

Synimi i mandatit të ri socialist, deklaroi Balla, është që nga Vermoshi në Konispol të mos ketë shkollë që të mos ketë akses në laboratorë inteligjentë, të garantohet programi kombëtar i ushqimit në shkolla, edhe atë pas shkolle, të vendosen kamerat “Smart City” pranë shkollave, transport falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, si dhe të dyfishohet numrin i nxënësve në arsimin profesional.

#Shqiptarët #më #maj #votojnë #numrin #PSnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button