Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë, në BE brenda mandatit të katërt –

Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së Edi Rama ndodhet në Fier në takim me kandidatët për deputetë në këtë qark.
Takimin e nisi me një batutë ndaj drejtueses së qarkut të Fierit, Belinda Balluku
“Jeni i vetmi qark që janë prezantuar kandidatët 3 herë”
“Jeni me siguri i vetmi grup deputetësh nga e gjithë skuadra, që prezantoheni tre herë. Kjo tregon që keni krijuar sinergji të plotë, që edhe drejtuesja politike mezi pret t’iu prezantojë. Dua të them që, kini parasysh se komunikimi ynë me të gjithë njerëzit me të cilët do të flasim përmes jush, duhet të jetë i fokusuar, me kryefjalë peshën historike që kanë këto zgjedhje. Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale. Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm”, theksoi ai.
#Pesha #historike #këtyre #zgjedhjeve #lidhet #fatin #evropian #të #Shqipërisë #në #brenda #mandatit #të #katërt
Java News