Aktualitet

Ka vend edhe për Lulzim Bashën! –

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë konfirmuar sot se dy partitë opozitare, LZHK dhe Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si një koalicion i përbashkët.

Edhe pse ende nuk kanë një emër për koalicionin, Dashamir Shehi i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen listës së hapur, duke u shprehur se do të respektohen rregullat e ndershmërisë, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me parti të madhe apo të vogël.

“Këtu janë shtuar shumë grupe që do ta rëndojnë listën. Por unë po i them si garant se të gjithë partitë kanë hapësirën e tyre, nuk ka lidhje nëse janë të vogla të vogla, do të respektohen të gjitha rregullat e ndershmërisë Emrin e koalicionit do ta lënë më 3 mars. Koha nuk punon për ne, kemi një kohë. I ftoj të gjithë ti bashkohen kësaj listës së hapur, secili mund të jetë kontribuues. Keni një javë kohë. Unë do t’i bëja dhe një herë një ftesë të fundit. Këta zotërinj që kanë 30 vjet në Shqipëri, do duhet të lënë vend për protagonist. Në qoftë se nuk ka partner të tjerë, ne në datë tre do ta dorëzojmë”, tha Shehi.

I pyetur nga gazetarët nëse këtij grupimi do t’i bashkohet ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Koalicioni Euroatlantik i të cilit ende nuk është regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, Shehi tha se kushdo është i mirëpritur.

“Zoti Basha e ka hapur derën. Kemi patur ndryshime në pikëpamje. Kam vënë një lloj kondicionimi që drejtojmë ne, nëse do pranojnë kushtet janë të mirëpritur. A e ka regjistruar partinë apo jo duhet pyetur, ne regjistrohemi sot në drekë për burokraci të vogla. Ne sot konfirmojmë do shkojë si do shkojë ne jemi bashkë me listë të përbashkët, nëse iu pëlqen le të vijnë”, u përgjigj Shehi.

#vend #edhe #për #Lulzim #Bashën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button