Aktualitet

Shfrytëzonin një të mitur për prostitucion, arrestohen dy shtetase në Vlorë –

Ditën e sotme në Vlorë kanë rënë në pragat e Policisë dy shtetase me banim në Sarandë, të cilat dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur.

Policia përmes një njoftimi bën të ditur se operacioni u finalizua pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive.

Po ashtu bëhet e ditur se shtetaset e arrestuara janë 42-vjeçarja Silvana Osmani dhe 39-vjeçarja Luljeta Deda.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”.

Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Ëatch”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:

S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

#Shfrytëzonin #një #të #mitur #për #prostitucion #arrestohen #shtetase #në #Vlorë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button