“Bërxulla u tërbua keq fare”, historia e italianes që u martua me djalin nga Tirana –

Ilaria Paoli është një vajzë me origjinë nga Itali, por mëngjesin e kësaj të hëne në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo flet si një nuse tradicionale shqiptare. Njohja me Olsin, djalin nga Tirana bëri Ilaria të vazhdonte jetën e saj në Shqipëri. Në vendin që aq shumë e kishte dëgjuar të përmendej.
Ajo e flet në mënyrë të përsosur Gjuhën Shqipe dhe duket se është përshtatur më së miri me traditat dhe zakonet tona. Ilaria bashkë me Olsin jetuan për dy vjet në Itali dhe më pas u kthyen në Shqipëri, ku më pas bënë dhe dasmë. Dasmë që “tërboi” Bërxullën siç e cilëson vetë vajza nga Italia.
Aldo: Po dasmë keni bërë?
Ilaria Paoli: Po e kemi bërë këtu.
Aldo: Më trego pas si e prisje dasmën dhe si ishte?
Ilaria Paoli: Dasma jonë ka qenë po them një dasmë tipike shqiptare. Në fakt ka qenë shumë e bukur.
Aldo: Ti ke pirë raki?
Ilaria Paoli: Më kanë dhënë pak për ta zbutur tek videoklipi, por jo ishte shumë e fortë.
Ilaria Paoli: Po u tërbua keq fare. Mezi e prisnin dasmën tonë atje edhe nuk e them kot këtë. Unë atje jam njohur, meqë jam një vajzë italiane, atje më respektojnë shumë sikurse unë i respektoj të gjitha. Gratë atje e prisnin me shumë qejf dasmën tonë sepse donin të më shikonin mua si nuse.
#Bërxulla #tërbua #keq #fare #historia #italianes #që #martua #djalin #nga #Tirana
Java News