Aktualitet

Atentati me armë drejt makinës në Kamëz, arrestohet shoferi 17-vjeçar i automjetit të autorëve –

Një 17-vjeçar në Kamëz ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili pak ditë më parë u qëllua me armë zjarri drejt një makine tjetër.

Përmes një një njoftimi, Policia bën të ditur se ky shtetas është i dyshuar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia njofton se nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz-Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

#Atentati #armë #drejt #makinës #në #Kamëz #arrestohet #shoferi #17vjeçar #automjetit #të #autorëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button