Mbështetje maksimale për kuqezinjtë! Dy muaj larg ndeshjes Çeki – Shqipëri, shiten të gjitha biletat

Tifozët e Kombëtares kanë blerë të gjitha biletat e nxjerra në shitje, edhe pse dy muaj para ndeshjes Çeki -Shqipëri, ndeshja e katërt në grupin E kualifikues të Europianit 2024. Ajo luhet në Pragë në 7 shtator 2023.
Pas fitoreve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor, tifozët kanë shumë besim se edhe kundër Çekisë tanët do dalin me pikë, duke blerë të gjitha biletat e ndeshjes të vendosura në dispozicion. 800 biletat që tifozët miq kanë pasur në dispozicion janë shitur, teksa pritet që numri real i mbështetësve të Shqipërisë të jetë më i madh, kjo nisur nga interesi i lartë dhe përfshirja te tifozët e tjerë vendas.
Pas tre ndeshjeve të para në grup, Çekia mban vendin e parë me shtatë pikë, ndërsa me një pikë më pak (6), Shqipëria mban vendin e dytë dhe ndeshja e 7 shtatorit më 20:45 është shumë e rëndësishme për kualifikimin e kuqezinjve në Europian.
#Mbështetje #maksimale #për #kuqezinjtë #muaj #larg #ndeshjes #Çeki #Shqipëri #shiten #të #gjitha #biletat