Tech

“Nuk iu lejojmë të na merrni ujin”, banorët e fshatit turistik të Radomirës protestojnë kundër HEC-eve

Banorët e  Radomirës në qarkun e Dibrës, një fshatit turistik, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë. Banorët kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja që do të marrë ujin.

Ata thonë se nuk do të lejojnë avancimin e punimeve të firmës, e cila pasi ka ndërtuar një hidrocentral në kufi me Kukësin, kërkon që ta shtrijë investimin drejt fshatit Radomirë për të ndërtuar edhe dy HEC-e të tjera. Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e fshatit turistik të Radomirës, i cili vitet e fundit ka tërhequr mijëra turistë, vendas e të huaj.

Banorët pretendojnë se firma po i kryen punimet në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre, ata nuk janë pyetur dhe nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike. Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina si dhe gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit malor.

#Nuk #lejojmë #të #merrni #ujin #banorët #fshatit #turistik #të #Radomirës #protestojnë #kundër #HECeve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button