Aktualitet

Partia naziste që mbështet Trump në Gjermani, kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve –

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Gjermani. Spahiu theksoi se partia që po mbështet administrata Trump në këto zgjedhje, AfD, i përket ekstremit të djathtë. Në politikat e saj kjo parti është anti-shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës. Ajo mbështetet dhe financohet nga Moska, shton Spahiu.

‘E para herë që SHBA pozicionohen për zgjedhjet kudo në botë. Janë pozicionuar edhe në Gjermani. Mbështetja e SHBA dhe eksponentë të administratës Trump, duke i dhënë mbështetje ekstremit të djathtë është pritur mirë nga kjo parti. ka dhe një reaksion. Një komb patriot që është i destinuar në gjithë historinë e vetë politike, për sovranitet ka patur dhe reaksion. Sa është mirëpritur nga ekstremi i djathtë, aq ka ngjallur dhe reaksion kundër partive të tjera si CDU. Kjo parti pretendon spektrin e djathtë. Social demokratët kanë kritikuar ashpër për zgjedhjet në Gjermani. Ajo që nënvizoj është partia që mbështet administrata e Trump, është një parti që ka tërësi platformë antishqiptare dhe kundër Kosovës. Partia aleate e Trump është kundër BE-së, kundër euros, për vendosjen kufijve. Kundër Kosovës, pro ruse. që financohet nga Moska, kundër Ukrainës. Kërkojnë të heqin dhe dyshtetësinë si e drejtë qytetare.’

#Partia #naziste #që #mbështet #Trump #në #Gjermani #kundër #shtetit #të #Kosovës #dhe #shqiptarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button