Sport

Momente paniku në fushën e blertë, sulmuesi i Fiorentinës merr goditje në kokë dhe largohet me barelë (VIDEO) – JavaNews.al

Gjatë ndeshjes në Seria A, Verona-Fiorentina lojtari italian, Moise Kean u shoqërua jashtë fushës pas një përplasje të frikshme gjatë pjesës së dytë.

Sulmuesi italian i Fiorentinës, Moise Kean pësoi një çarje të thellë në vetull në një përplasje me lojtarët Dawidowicz dhe Coppola.

Kean mori ndihmën e mjekëve të ekipit dhe u kthye menjëherë në fushë. Por pas pak minutash lojë ai pati marrje mendsh dhe u rrëzua.

Ai u transportua menjëherë me barelë jashtë fushës së bashku me duartrokitjet e tifozëve të të dyja ekipeve.

Më pas Kean u dërgua në spital për analiza. Edhe kur u largua nga fusha pas rrëzimit Kean dukej se ishte i vetëdijshëm pasi po lëvizte krahët.



#Momente #paniku #në #fushën #blertë #sulmuesi #Fiorentinës #merr #goditje #në #kokë #dhe #largohet #barelë #VIDEO #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button