Tech

Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Mungesa e punëtorëve në Itali ka detyruar qeverinë italiane të aprovojë draftin i cili parashikon që në tre vitet e ardhshme të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.

Mungesa e punëtorëve në Itali ka detyruar qeverinë italiane të aprovojë draftin i cili parashikon që në tre vitet e ardhshme të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.

Qeveria Meloni ka aprovuar drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023,  151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë punëtorë e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Sa i përket aplikimeve për punësim në Itali, organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar do të bëjnë shpalljet dhe do të merren me mbikëqyrjen dhe rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Dy sektorët më alarmues për mungesë fuqie punëtorë janë turizmi e bujqësia, por vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

 

 

 

#Italia #aprovon #draftin #në #mungesë #të #krahut #të #punës #të #punësojë #mbi #mijë #punëtorë #të #huaj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button