Sport
VIDEO/ Çfarë Mesi dhe Ronaldo? 39 vjeç, shikoni golin spektakolar që realizoi sot Luka Modriç te Real Madrid –

As Ronaldo dhe as Mesi, “GOAT” i vetëm i mbetur është Luka Modriç. Kroati ka realizuar një gol spektakolar nga distanca në ndeshjen që Real Madrid po zhvillon ndaj Gironas. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 dhe goli i vetëm u shënua nga Modric.
Pas një goditje këndi dhe heqje topi nga mbrojtësit kundërshtar, Modric zbarkoi të djathtën e tij duke shënuar një super gol. Pavarësisht se është në moshën 39-vjeçare, mesfushori po jep spektakël në nivelin më të lartë të futbollit, në La Liga, shumë më ndryshe nga Mesi dhe Ronaldo që ikën në MLS dhe Arabinë Saudite. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Çfarë #Mesi #dhe #Ronaldo #vjeç #shikoni #golin #spektakolar #që #realizoi #sot #Luka #Modriç #Real #Madrid
SportExpress