Sport

Emri/ Ishte zhdukur prej tre ditësh, 75-vjeçari gjendet i pajetë nga dy barinj. Ja dyshimet e policisë, pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore

Vesel Isufi, 75-vjeçari i cili kishte humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Vergo të Delvinës.

Policia bën me dije se trupi i tij është konstatuar nga dy barinj të zonës të cilët më pas kanë njoftuar efektivët e policisë.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa tashmë do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore.

“Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.

Nga veprimet e para dhe këqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.j

#Emri #Ishte #zhdukur #prej #tre #ditësh #75vjeçari #gjendet #pajetë #nga #barinj #dyshimet #policisë #pritet #përgjigja #ekspertizës #mjekoligjore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button