Life Style

Arrestimi i Safet Gjicit, reagon avokati: Nuk e pranojmë akuzën, vepra penale s’është konsumuar

Avokati i Safet Gjicit Përparim Kulluri ka thënë se nuk do e pranojnë akuzën “korrupsion pasiv”, pasi sipas tij vepra penale nuk është konsumuar.

“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender.

Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim.

Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen./m.j

#Arrestimi #Safet #Gjicit #reagon #avokati #Nuk #pranojmë #akuzën #vepra #penale #sështë #konsumuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button