Atalanta reagon me goleadë pas eleminimit në Champions, Berat Gjimshiti jep asist –

Atalanta është kthyer e furishme në Serinë A pas eleminimit të papritur në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët kanë reaguar me goleadë në transfertën e sotme kundër Empolit. Zikaltrit kanë marrë një fitore të pastër 0-5. Giasi e dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke i dhënë epërsinë ekipit të Gasperinit në minutën e 27. Vetëm 7 minuta më vonë Berat Gjimshiti dha një asist me kokë për Reteguin, i cili dyfishoi rezultatin.
Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Lukmani, i cili realizoi dopietë me golat në minutën e 43-të dhe të 55-të. Ndërkohë ishte Xapakosta ai që vulosi përfundimisht rezultatin në 0-5 në minutën e 74-t të takimit. Me këtë fitore Atalanta shkon vetëm 3 pikë larg Interit kryesues./Sport Ekspres/
#Atalanta #reagon #goleadë #pas #eleminimit #në #Champions #Berat #Gjimshiti #jep #asist
SportExpress