Aktualitet

Autori që i dha madhështi letërsisë shqipe

Kur përmendim rëndësinë dhe madhështinë e letërsisë shqipe, pavarësisht kohës apo rrethanave, Naim Frashëri mbetet gjithmonë një nga figurat qendrore dhe më të rëndësishme të saj.

25 maji i vitit 1846 shënon ditën kur skenës sonë letrare i shtohet një nga emrat më të mëdhenj të saj. Emër ky që vazhdon të jetë i përmendur në secilin tekst shkollor, librat e të cilit ndodhen në çdo bibliotekë të vendit dhe shkrimet e tij lexohen nga secila gjeneratë.

“Fillimisht edukator i popullit, pastaj poet”, kështu shprehet studiuesi Eqrem Qabej për Naim Frashërin.

Kjo jo vetëm për shkak të veprimtarisë së tij të përpilimit të teksteve shkollore por për arsye se pothuajse në secilin krijim të tij, ai jep mesazhe mbi të mirën, të dobishmen e të moralshmen dhe ka qëllim kryesor edukimin e brezave të rinjë.

Nga krijimtaria e tij, ja vlen të përmenden disa nga krijimet e tij si: “Bagëti e bujqësi”, e cila paraqet një nga kryeveprat e romantizmit shqiptar, një poemë me karakter kryesisht himnizues mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Lulet e verës” është një tjetër vepër tejet e rëndësishme e cila paraqet një nga përmbledhjet më të bukura me poezi. Poezitë janë të tematikave të ndryshme, ku përfshihet tema atdhetare, tema filozofike dhe ajo e dashurisë. Kjo e fundit dallohet sidomos në ciklin “Bukurija”, ku edhe e shohim më së miri Naimin si poet dhe njëkohësisht dalin në pah pikëpamjet e tij rreth panteizmit.

“Istori e Skënderbeut” paraqet tenativën e poetit për të krijuar një ep kombëtar. Për krijimin e kësaj vepre mbështetet në veprën e Marin Barletit dhe aty trajton jetën e heroit tonë kombëtar.

Për portretin letrar të Naim Frashërit ka kaq shumë për të thënë. Ai mbetet një nga përkthyesit, intelektualët dhe shkrimtarët të cilin historia e letërsisë shqipe nuk do t’i harroj kurrë.

Ndoshta vetë Naim Frashëri me veprën e tij, është prova se pavdekshmëria ekziston. Kjo pasi ky poet, me krijimtarinë e tij jeton në kujtesën e çdo lexuesi shqiptar dhe jo vetëm, të secilit brez dhe ndihmon në ndërtimin e vetëdijes kombëtare, gjetjen e identitetit kombëtare dhe atdhedashurinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button