“Bëjini mirë llogaritë, Afërdita do t’ju dalë kundër”, paralajmërimi i Meri Shehut për javën e fundit të shkurtit –

Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike. Yjet dhe planetët do të çlirojnë energji të fortë, paralajmëron Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan.
Marsi përfundon prapavijën dhe do t’u japë hapësirë shenjave kardinale në çështjet familjare. Hëna e re në ditën e fundit të shkurtit zhvillohet në shenjën e Peshqve dhe sjell romancën. Kushtojini vëmendje datës 27 dhe tregoni kujdes.
Nga fillimi i marsit do të jetë Afërdita ajo që do të ngatërrojë çështjet e shenjave, sidomos në ekonomi e dashuri, kështu që përdorini këto ditë për të marrë masat e duhura.
Meri Shehu: Pas asaj jave që kaluam, që e etiketova java më e varfër nga ndikimet planetare, kjo javë është më e pasur sepse të paktën në datën 25, Marsi nga i kundërt në Gaforre fillon drejtimin në rrugën e tij duke ecur me energji përpara kështu që shumë pengesa çlirohen për Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash ose çështje shumë delikate, familjare, fillojnë e marrin drejtim. Kemi hënën e re në datën 28 në shenjën e Peshqve, hënë e re romantike, pra na jep një romantizëm të plotë sepse është në Peshk dhe do të ndikojë shumë te Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët, por kemi një takim jo të mirë në datën 27 të Mërkurit me Saturnin në Peshk që do t’u presë pak krahët këtyre shenjave, kështu që të kenë kujdes. Një lajm tjetër, na kthehet një planet shumë i rëndësishëm në të kundërt, Afërdita në shenjën e Dashit që ka të bëjë me emocionet, dashurinë, lekët dhe do ta kemi që në fillim të kundërt që në fillim të marsit e deri në mes të prillit kështu që bëjini mirë llogaritë sepse Afërdita e kundërt i bën pak lëmsh çështjet personale, erotike dhe ekonomike.
#Bëjini #mirë #llogaritë #Afërdita #tju #dalë #kundër #paralajmërimi #Meri #Shehut #për #javën #fundit #të #shkurtit
Java News