Aktualitet

Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin –

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen listës së hapur, duke lënë kohë deri më datë 3 mars.

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Real Story”, tha se udhëheqësi i koalicionit i është besuar Dashamir Shehit, për të cilin nuk kurseu vlerësimet.

Ai theksoi se Sheshi shquhet për maturinë e tij politike dhe sensin analitik, një tregues të cilin tha Alibeaj nuk e gjen kollaj në politikën shqiptare.

“Zotëria që ke në krahun tënd, ka treguar prej shumë kohësh maturi, vendosmëri, sens analitik, nuk është se shquhet në politikën shqiptare. Edhe për atë që thashë pak më parë, sepse tek Djathtas 1912, ne e kemi bërë tonë, faktin që mos të kemi një të parë, të testojmë bashkëjetesën, tolerancën, raportin kolegjial me njëri tjetrin, Pothuajse e natyrshëm që Dash Shehi të ishte garanti i të gjithë kësaj bashkëjetese, që uroj të zgjerohet më tej”, tha ai.

#pse #zgjodhëm #aleat #Dashamir #Shehin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button