Aktualitet

Niveli më i ulët që nga 2008 – JavaNews.al

Borxhi publik në fund të vitit 2024 zbriti në nivelin 54.73% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 55.8% që ishte parashikuar.

Kjo u bë e ditur në buletinin më të fundit statistikor të Ministrisë së Financave ku vihet re se rënia e borxhit publik në këtë shifër shënon edhe nivelin më të ulët që nga viti 2008, kur borxhi ishte 54.8% e PBB-së.

Të dhënat zyrtare tregojnë një rënie me 17.94 pikë që nga 2015, kur borxhi publik arriti nivelin më të lartë, 72.67% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas Ministrisë së Financave, progresi në reduktimin e nivelit të borxhit publik ka ardhur falë një menaxhimi të kujdesshëm fiskal dhe reformave.

Ky menaxhim i kujdesshëm fiskal, i kombinuar me stabilitetin makroekonomik dhe reformat strukturore ka forcuar edhe besueshmërinë në tregjet ndërkombëtare nënvizon ky dikaster.

Nga tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëroi se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dhjetë vitet e ardhshme afërsisht 1.7 miliardë Euro.

Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim. Sipas FMN, për të ruajtur balancat, shpenzimet publike duhet të shoqërohen me rritje të të ardhurave.

Muajt e fundit edhe agjencitë prestigjioze të vlerësimit të kreditit, “Standard & Poor’s” dhe “Moody’s”, kanë përmirësuar vlerësimet e tyre për Shqipërinë, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e tregut shqiptar.

#Niveli #më #ulët #që #nga #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button