Sport

VIDEO/ As 32 mijë policë nuk i ndalin dot tifozët turq, luftë flakadanësh në derbin Gallatasarai-Fenerbahçe –

Derbi i Stambollit është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Tifozët turq njihen për atmosferën e zjarrtë që krijojnë në stadiume, por edhe për rivalitetet e forta që kanë me tifogrupet kundërshtare. Plot 32 mijë policë kanë qenë të pranishëm në stadium për të ruajtur rendin dhe për të shmangur një përplasje të mundshme mes tifozëve.

Por as një numër kaq i lartë policës nuk kanë arritur ta shmangin luftën e flakadanëve mes ultrasve të Gallatasarait dhe atyre të Fenerbahçes. Në minutën e 51-të të derbit, tifozët e Fenerbahçes kanë hedhur flakadanë në drejtim të mbështetësve të Gallatasarait. Megjithatë situata është vënë përsëri nën kontroll dhe derbi ka përfunduar normalisht./Sport Ekspres/

#VIDEO #mijë #policë #nuk #ndalin #dot #tifozët #turq #luftë #flakadanësh #në #derbin #GallatasaraiFenerbahçe
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button