Matje brenda llojit në parti! Procesi pritet që të… –

Salvador Kaçaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur për procesin e primareve që do të organizohet brenda PD-së për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë intervistës në News24, Kaçaj e përshkroi këtë proces si një “matje brenda llojit” të modelit anglo-sakson dhe beson se ai do të sjellë vetëm përfitime për partinë.
Ai zbuloi se do të garojë në Tiranë, pasi mendon se aty ka më shumë mundësi për të kontribuar, pavarësisht se Lezha mbetet “shtëpia e tij”.
Sipas Kaçajt, primaret, ku do të votojnë të gjithë anëtarët e PD-së, janë të planifikuara në kohën e duhur. Ai theksoi se këto primare janë “kualifikuese” dhe që nuk do të krijojnë përçarje, por do të bashkojnë demokratët.
Në lidhje me mundësinë e krijimit të koalicioneve, Kaçaj tha se PD është e hapur për bashkëpunim me çdo parti që është kundër Edi Ramës, pa bërë dallime për ideologjitë apo qejf-mbetje personale. Ai e përshkroi Sali Berishën si një “njeri demokrat” dhe një lider që e mban fjalën dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo forcë politike që i ndan të njëjtat qëllime.
#Matje #brenda #llojit #në #parti #Procesi #pritet #që #të
Java News