Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë –

Debati i ashpër në Studio Live pasditen e sotme mes avokatëve Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi lidhur me qëndrimet ndaj SPAK. Beqiri shprehu mbështetje për SPAK, duke e konsideruar një strukturë të nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Megjithatë, ai theksoi se brenda kësaj prokurorie ka elementë që po e “helmojnë” dhe e pengojnë në misionin e saj. Ai kritikoi emërimin e prokurorit Ols Dado, duke e quajtur një vendim të paligjshëm nga KLP, pasi sipas tij, ai nuk plotësonte kriteret e magjistratit.
‘E mbështes SPAK fort. E konsideroj si strukturë kundër krimit dhe korrupsionit që duhej. Kam theksuar se SPAK nga disa elementë të vet brenda po helmohet çdo ditë. Dhe ky helm po synon dhe ka penalizuar SPAK në misionin e vet historik për të fshirë pandëshkueshmërinë dhe për të bërë njerëzit të barabartë para ligjit. Kam parasysh dhe prokurorin Ols Dado, nuk e ka vendin në organet e drejtësisë. Çuditem me KLP. Më duket qëndrim absurd, jo institucional, qëndrim struci. Me prova dhe fakte, kemi të bëjmë me një dekret të pavlefshëm që e ka futur në prokurori Ols Dado, duke mos qenë në kriteret e ligjit, duke qenë noter. Prokurorët duhej të ishin magjistratë. U rekrutua si prokuror, pastaj kalimi në SPAK ishte një çmenduri tjetër. aq shumë prokuror kemi sa nuk do katandiseshin në plotësimin e numrit të SPAK me një noter.’
Nga ana tjetër, Merkoçi ironizoi qëndrimet e kundërta ndaj SPAK, duke thënë se më parë akuzohej se PD po e sulmonte prokurorinë, ndërsa tani dalin pretendime se persona të lidhur me PD-në kanë emëruar prokurorë. Ai kritikoi edhe akuzat ndaj Argita Malltezit, duke i cilësuar si kontradiktore.
‘SPAK ishte institucioni më i përkryer dhe pas arrestimit të Veliajt, na dalin shumë prokuror të paaftë që paskan ardhur nga selia e PD-së. Bindjet janë personale dhe jo partiake. Dje thonin pse PD sulmon SPAK, tani na del se Argita Malltezi paska emëruar prokuror. Kjo i emëron dhe kjo i shan.’
Beqiri vijoi me akuza ndaj Malltezit, duke pretenduar se ajo ka përfituar shuma të mëdha nga afera me Fazlliç dhe nga marrëveshje për burime nafte. Ai ngriti edhe shqetësimin se një person i shpallur “non grata” nga SHBA vazhdon të japë mësim në universitet publik shqiptar.
‘Argita përfitoi nga Fazllic 50 mln dollarë, i futi në llogarinë e vet dhe babai i vet i dha Fazllic 100 mln dollarë. Argita mori 72 mijë euro nga Stream Petrol se e kisha gjoja klientë dhe kërkonin 4 burime nafte. Dhe Berisha ua dha burimet e naftës. Një person që shpallet non grata në SHBA. Për korrupsion të lartë shtetëror. Kjo non grata nga SHBA është pedagoge në Universitetin publik shqiptar. Çfarë u mëson studentëve atje? Si duhet të jenë non grata? si të zhvasin? Si bëhet kusaria? Klasa e Argitës është bërë gangrena e drejtësisë në Shqipëri.’
Në fund, Beqiri e akuzoi ish-kryeministrin Berisha për tradhti kombëtare, duke e lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë dhe kandidimin e Fredi Belerit në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë një veprim në dëm të interesave shqiptare.
‘Është në vazhdën e tradhtisë që bëri Berisha në kohën e vet. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e atdhetarisë në më të lartat dhe e mbrojtën vendin duke hedhur poshtë marrëveshjen si anti shqiptare. Para se të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare për të zgjidhur këtë konflikt, duhet të ekzistojë konflikti.
Kurrë ndonjëherë nuk zuri në gojë heqjen e ligjit të luftës, apo problemin e gjenocidit çam. Si tradhtar i kombit arriti një vrasës i ushtarakëve shqiptarë që i vrau Beleri me andartët, e bën kandidatë për kryetar bashkie të një partie shqiptare. Merr dhe del në ballë me të me simbole greke. Do ti marri vota me Greqinë.’
#Prokurori #Ols #Dado #nuk #vendin #në #sistemin #drejtësisë
Java News