Kur politika bëhet qesharake/ Këlliçi, nga frika për veten tani mbron SPAK-un, por para disa muajsh akuzonte Altin Dumanin se kishte marrë 3 milionë euro për të mos prekur Erion Veliajn!

Që nga dita e arrestimit të Erion Veliajt, Sali Berisha dhe klani i tij brenda Partisë Demokratike kanë marrë frymë sikur kishin fituar zgjedhjet. Por ajo që është vërtet qesharake është mbrojtja që Berisha, Këlliçi dhe të tjerët i bëjnë prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, të cilët kanë vendosur arrestimin e kryebashkiakut, ndërsa njëkohësisht anatemojnë reagimet e ashpra që Erion Veliaj bën nga burgu kundër këtij vendimi dhe autorëve të tij.
Që nga dita e vendosjes në arrest shtëpie të Sali Berishës, PD-ja nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka sulmuar SPAK-un (të cilin e ka etiketuar si SKAP) dhe të gjithë prokurorët e gjyqtarët e tij. Çfarë nuk kanë thënë kundër tyre, si personalisht ashtu edhe familjarisht! Madje vetë Ols Dado u kryqëzua nga Sali Berisha, por sapo u informua se ai po hetonte Veliajn, i kërkoi falje publike.
Belind Këlliçi, i cili sot ka dalë në mbrojtje të SPAK-ut vetëm nga frika se mos përfundon edhe ai në burg, më parë ka thënë gjithçka kundër Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtarëve, duke u përpjekur të ushtrojë presion ndaj prokurorëve për t’i detyruar të arrestojnë kryebashkiakun. Madje ka shkuar deri aty sa ta akuzojë Altin Dumanin për korrupsion, duke pretenduar se ai kishte marrë 3 milionë euro për të mos prekur Erion Veliajn.
Në një demokraci liberale moderne, askush nuk duhet të sulmojë gjyqtarët dhe prokurorët, dhe kritika duhet të kufizohet vetëm në kundërshtimin e provave. Por a është klani i Berishës në gjendje të japë mësime mbi modernitetin? Dhe si duhet të reagosh përballë një veprimi të drejtësisë? Pra, a kanë moral këta sot për ta kritikuar Erion Veliajn, i cili po vetëmbrohet nga qelia? Të sulmosh një të burgosur me pranga në duar si behet nga Kellici dhe Berisha sot e kemi parë vetëm nga kryehetuesi Aranit Çela dhe gjatë gjyqeve popullore në kohën e monizmit. Edhe atëherë nuk lejohet mbrojtja e të akuzuarit. Po pse habitemi? Ajo është shkolla e Sali Berishës.
Ja ta ndjekim një sekuencë me vetëm disa fragmente të sulmeve publike të tyre ndaj SPAK-ut, institucion që Sali Berisha ka paralajmëruar se do ta shpërbëjë nëse fiton zgjedhjet. Këlliçi vetëm sot e ka zbuluar më në fund se të sulmosh dhe të shpifësh ndaj një prokurori apo një gjyqtari për shkak të detyrës përbën vepër penale. Po pse as ai, as Berisha, as Noka dhe as të tjerët nuk janë kallëzuar dhe dënuar?/ Shqiptarja.com
#Kur #politika #bëhet #qesharake #Këlliçi #nga #frika #për #veten #tani #mbron #SPAKun #por #para #disa #muajsh #akuzonte #Altin #Dumanin #kishte #marrë #milionë #euro #për #të #mos #prekur #Erion #Veliajn
Java News