Aktualitet

I katranosi fushatën Berishës, Alfref Lela ia mbath nga SHQUP-i. Kush kërkon ta rrahë? Çorapja e Henri Çilit i dyshuar si shitur tek Basha, Fuga, Soros dhe Veliaj

Ideatori i fushatës elektorale të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit 2023, Alfred Lela, ia ka mbathur nga selia e PD-së që kur dolën rezultatet e para katrastofike.

Lela ka mbledhur plaçkat në SHQUP që natën e 14 majit dhe nuk është parë më në oborrin e selisë.

Teksa të nesermen, në datë 15, rezultati shkatërrimtar i koalicionit Bashkë Fitojmë nisi të konsolidohej, Lela nuk është parë më as nëpër Tiranë.

Ky largim i Lelës ka shtuar më tej dyshimet tek Sali Berisha, Shkëlzeni dhe rrethi i tyre për një tradhti të ideatorit të fushatës që e katranosi.

Një burim pranë Berishës tha se ky i fundit ishte sinjalizuar që ditët e para të fushatës për një bashkëpunim të kamufluar të Lelës me Lulzim Bashën, Edri Fugën dhe shtabin e Erion Veliajt, sidomos me Maznikun.

Disa shokë të Shkëlzenit e kanë mbajtur Lelën nën monitorim disa ditë.

Sjelljet e Lelës pas fushatës i kanë shtuar dyshimet për tradhti.

Madje një shok i Shkëlzenit që ka hedhur miliona euro në fushatë, po kërkon Lelën për t’a rrahur.

Alfred Lela ka qenë në fillimet e tij simpatizant i Partisë Socialiste, më pas mëkëmbës dhe ‘çorape’ e Heri Çilit, si dhe në vijim ka ndërruar disa padronë mediatikë.

Në emisionet e tij ftonte të njëjtin rreth shokësh, duke vijuar kështu bisedat që kishin lënë në mes në klub. Shikueshmëria ishte si rezultari i opozitës në 14 maj.

Pronarët e TV-ve me zor prisnin të mbaronte sezoni, që t’u hiqej qafet, edhe pse u kishte thënë Basha që ta merrnin.

Duke u mburruar si njeri i amerikanëve pasi kishte punuar banakier në një klub në SHBA, Lela iu afrua Lulzim Bashës, madje duke u bërë këshilltar i tij, që vetë Berisha do ta quante mizerabël.

Lela denonconte Shkëlzenin se u bënte karshillëk me pasuri dhe luks shqiptarëve të varfër. 

Me rënien e Bashës, Lela iu afrua Berishës, pasi përhapi fjalë se po shkruante një libër historik rreth figurës së tij.

Teksa libri nuk po dilte, Lela nisi t’i thurte poezi Berishës.

Në kushtet kur askush nuk i afrohej për shkak të damkës nongrata, Berisha e bëri Lelën zëdhënës të tij, por edhe kronikan në tentativë.

Lela në fakt është një nga lidhjet e hershme të Veliajt, madje zar i tij. Lela dyshohet se raportonte tek Mazniku edhe gjatë fushatës për lëvizjet e Belos, madje besohet se është i kapur nga kryebashkiaku me një histori parash.

Disa lëvizje të Belos dyshohet janë diktuar nga stafi i Veliajt përmes Lelos, siç është posteri me gishtin e mesit, të cilin Lelo e mbrojti publikisht. Gishti i mesit rezultoi katastrofik.

Lela është monitoruar edhe për koordinim me Endri Fugën dhe Lulzim Bashën para dhe gjatë fushatës.

Komunikimi besohet se është realizuar përmes një personi të besuar.

Alfred Leka ka lidhje edhe me njëfarë Këshilli Shqiptar i Medias, një zgafellë që thith, qarkullon dhe ndan donacionet e Bashkimit Evropian, që janë taksat e qytetarëve evropianë.

Këshilli Shqiptar i Medias financohet edhe nga Fondacioni Soros. Ky nuk është një sekret.

Lela ka disa lidhje me holandezët, të cilat besohet se i ka përdorur për të thithur fonde për Këshillin e Medias.

Në rrethet e ngushta flitej hapur se burimi kryesor i financimit të Këshillit të Medias ishte ‘prapanica’ e Alfred Lelës.

Rrufjanët e tjerë që mbaheshin me fondet e Këshillit, prisnin me padurim kur Lela të kthehej nga ‘ekspedidat’ me të huaj nëpër malet e vendit apo jashtë vendit./Prapaskena

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button