Skenari Meta-Tigri / Klodian Braho gjeti lidhjen mes Kokës dhe Zotos, mbrojti Ahmetajn që i dolën pagesat korruptive nga Zoto. Pse me dy standarte?

Teksa për shumicën prej të akuzuarve për shpërdorim detyre u kërkua masa dy vjet e 8 muaj burg nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, avokati Sajmir Visha reagoi me tone të ashpra.
Menjëherë pasi doli nga pretenca, Visha tha se duke i krahasuar me dosje të tjera të mëparshme për shtetas që janë dënuar për shpërdorim detyre, SPAK ka mbajtur qëndrim të butë.
Ai hodhi akuza të forta, duke e konsideruar se ky qëndrim i ashpër lidhet me shumë për të kënaqur sipas tij politikën, si ajo që inicioi çështjen në SPAK.
Duke studiuar dosjen e pretencës së SPAK mbas shpalljes së pretencës, gazetarja Anila Hoxha vëren se SPAK ka qëndrim kontradiktor.
Pasi lidh njohjen mes ish-ministrit të Mbrojtjes dhe Zotos përmes e-maileve dhe ekspertizave të nxjerra në 3 nëntor 2022, thotë se vërtetohet nga e-maili dhe njohja midis të dyjave.
SPAK, në rastin konret prokurori Klodian Braho, nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa takon ish ministrit të Financave Ahmetaj, i cili udhëntonte me paratë e Klodian Zotos.
SPAK në atë kohë tha se nuk kishte pasur mundësi të konkludonte me këqyrjen e e-maileve.
Por, këtë mundësi e ka pasur me ministrin Lefter Koka, duke vërtetuar se kishte njohje mes të dyve, edhe për pagesat që janë kryer.
Edhe për një udhëtim të ish-ministrit Koka me bashkëshorten e tij drejt Vjenës.
Ndërsa megjithëse ka pasur fatura dhe akt-ekspertiza në të njëjtin kompjuter të Zotos, në të cilën vërtetohet lidhja me Zotos dhe Ahmetaj, ky fakt nuk u soll nga SPAK.
Ky devijim hetimesh krijon dyshime të forta se Klodian Braho kontrollohet nga dyshja e korrupsionit, Arben Ahmetaj dhe Ilir