Aktualitet
“Edhe 27 mandate PD i ka shumë”/ Blendi Klosi tregon objektivin e PS në 11 maj –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur dhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i jashtëzakonshëm në favor të PS, Klosi i qëndroi deklaratës së disa muajve më parë të kryeministri Rama se opozita do të dalë më keq se në zgjedhjet e vitit 1997.
“Objektivi ynë është që në zgjedhjet e 2025 të jemi më mirë se në 2021. Partia Demokratike do të dalë si në 97. Edhe 27 mandate shumë i ka pasur.
Zgjedhjet do t’i fitojmë thellë. Partitë duhet të punojnë në terren dhe ne këtë e kemi kuptuar shumë qartë. Ne kemi një strukturë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Klosi për A2.
#Edhe #mandate #shumë #Blendi #Klosi #tregon #objektivin #në #maj
Java News