Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër, Klodiana Lala tregon “kurthin” që i ngriti GJKKO –

Safet Bajri, figurë e njohur i krimit në Shkodër, u arrestua me urdhër të GJKKO, dy ditë më parë, psi u paraqit në polici, zyrtarisht për t’i marrë një profil ADN-je.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ndaj Bajrit u ngrit një “kurth” që të arrestohej. Ai u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë.

“Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të tjerë i mbijetuan atentatit.

Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit. GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Policia vajti atje, por doli duarbosh, pra ishte aksion i dështuar. Safet Bajri nuk u gjet në banesë dhe kishte probleme me aksionin e RENEA-s, madje nuk kishte as karroatrec.

Më pas Safet Bajrit doli në televizion dhe foli për akuzat. Policia i tha që të paraqitej për t’i marrë ADN-në, por Safet Bajri i bindur se nuk do të kishte masë ndaj tij tha se nuk kishte automjet, sepse ia kishin sekuestruar automjetet e blinduara.

Kur ai shkoi në polici, shoqëruar nga avokati dhe njerëz që e fotografonin për të thënë se u vetëdorëzua, nuk kishte ardhur ende policia nga Tirana, pra eprorët.

Policia erdhi pas pak dhe e morën për në Tiranë.

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Ndërkohë, në janar të vitit 2018, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda, e cila u konsiderua edhe si një akt i mundshëm terrorist. Në tregun e qytetit, në automjetin e Lulëzim Kullës, u vendos një sasi e madhe tritoli me qëllim për ta ekzekutuar atë. Kulla mbeti i plagosur, por po ashtu u plagosën edhe disa kalimtarë të rastësishëm.

Pas kësaj ngjarjeje, fillimisht familjet Bajri dhe Lici u pajtuan mes tyre dhe u bënë kumbari sipas dokëve dhe Kanunit. Megjithatë, në momentin që u vra Boran Bërçana, konflikti rifilloi dhe tashmë është zbuluar nga provat që pretendon prokuroria e posaçme. Këto prova rëndojnë mbi Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin për akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.

#Arrestimi #Safet #Bajrit #në #Shkodër #Klodiana #Lala #tregon #kurthin #që #ngriti #GJKKO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button