Aktualitet

Rama mbyll fushatën në Durrës: Patëm sherr për stacionin e fundit, diferenca e Sakos me Carën do të jetë me mijëra

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë në Durrës, ku ka mbyllur edhe fushatën në këtë bashki për zgjedhjet lokale të 14 majit.Nga atje ai ka treguar se ka pasur debate të forta brenda Partisë Socialiste për vendin se ku do të mbyllej fushata e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ai kishte zgjedhur qytetin bregdetar, por shumë të tjerë kishin pasur mendime ndryshe dhe kjo kishte sjellë debat.

Rama: Patëm disa debate me grupin e PS-së kur u thashë që kjo maratonë do ta ketë stacionin e fundit në qendrën e Durrësit. E merrni me mend se çfarë kanë thënë ata që donin të bëhej në Tiranë, Vlorë e Fier. Duke qenë se s’do bëhej në Tiranë, ata mendonin se duke u bërë atje, do kishte më shumë njerëz se në Durrës. Të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë dhe aq të takimeve përmbyllës, kur në fakt i vihet qershia mbi torte.

Ai shtoi se diferenca mes kandidates së PS-së Emiriana Sako dhe kundërshtarit të saj për bashkinë e Durrësit, do të jetë me mijëra.

Rama: Unë dua t’ua them atyre që bëjnë sondazhe që të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit ditën e dielë. Mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos dhe atij që nuk po e zemë fare me gojë sepse kemi folur dhe i dimë të gjitha. Këtë pamje kaq të bukur unë them mos ta prishim as nga ana akustike. Jam i bindur se do të shikohet edhe në zgjedhjet pas 2 vjetësh që jo shumica, por edhe pala tjetër ajo pakicë, do t’i braktisë në kërkim të diçkaje tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button