Aktualitet

Gazetari ngre alarmin dhe bën deklaratën e fortë: Shkodranët e djathtë po rrëshqasin nga vlerat, ka marrë fund çdo..

Gazetari Reldar Deda tha në një intervistë për Euronews Albania se të djathtët shkodranë po rrëshqasin nga vlerat që kanë, ndoshta nga miti i individit që kanë krijuar.

Sipas tij, nëse 32 vjet pasi shqiptarët rrëzuan kultin e individit, demokratët tentojnë të ngrenë një tjetër kult individi, PD dhe çdo ide e djathtë në Shqipëri ka marrë fund.

“Shkodra ka vërtetë në vokacion vlerat demokratike apo është e lidhur me një individ? Nëse është e lidhur me kultin e liderit, beteja 30-vjeçare për pluralizëm ka dështuar. Sa vlejti gjaku i martirëve? Cila është beteja që kanë sot qytetarët shqiptarë? Do shpëtojmë vetëm po të krijojmë një shoqëri të civilizuar që i jep Cezarit atë që i takon, që di të ndajë kontributet dhe mbron parimet dhe idetë. Të djathtët shkodranë po rrëshqasin nga vlerat që kanë, ndoshta dhe nga miti që kanë krijua. Në ‘92 e rrëzuam kultin e individit, nëse pas 32 vitesh demokratët tentojnë të ngrenë një kult individi, PD dhe çdo ide e djathtë në Shqipëri ka marrë fund”, tha Deda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button