AktualitetDurresi Sot

Përmbytjet në Durrës, Sako: Jap garanci që nuk do ndodhë më

Emirjana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS për një mandat tjetër në këtë bashki tha në emisionin Now në Euronews Albania se hidrovori i Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndaj do ndërtohet nga e para.

Ajo u shpreh se me ndërtimin e hidrovorit të ri zgjidhet problemi i përmbytjeve që nga zona e plazhit, Rashbullit, Shkozetit edhe gjithë qytetit të Durrësit.

“Vendimmarrja për hidrovorin e ri është bërë me ekspertizë. Nuk është vetëm ndërtimi i një objekti, është ndërtimi i një hidrovori modern që do të zgjidhë problemin e përmbytjeve që nga zona e Plazhit, Rashbullit, Shkozetit edhe gjithë qytetit të Durrësit. Durrësi ka disa pika nevralgjike që i ne kemi evidentuar, hidrovori është 80 për qind”, tha Sako.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button