Aktualitet

Nëse humbet, zgjedhjet e 14 Majit do të jenë të fundit? Reagimi i Berishës nuk pritej

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse në zgjedhjet e 14 Majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” del i humbur.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha mohoi kategorikisht që këto zgjedhje të jenë “vallëzimi i tij i fundit politik”, pasi sipas tij tashmë ai i ka hyrë një aventure të re politike, asaj të rikthimit, e cila mund të ketë edhe të papritura.

Analisti: Nëse edhe këtë herë nuk keni sukses, a mendoni që këto zgjedhje janë vallëzimi juaj i fundit politik?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Çfarë flet more? Ky është proces rikthimi. Rikthimet janë ekzotike. Rikthimi i ka ndodh De Gaul. Jo në asnjë mënyrë. Rikthimi është rikthim, nuk gjykohet.

Analisti: Nëse nuk është fitore, nëse është fitore patjetër. Nëse i fitoni 30 bashki askush nuk thotë që ju s’keni të drejtë të kandidoni për Kryeministër të ardhshëm. Po çfarë nëse nuk ndodh kjo gjë?

Sali Berisha: Ky është proces rikthimi. Çfarë ndodhi? Shqipëria u bë me opozitë, s’kishte opozitë. Procesin e rikthimit duhet ta studioni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button