Aktualitet

Artan Hoxha zbulon kërkesë që i ka bërë Like Floririt: Byrazer na ruaj nja dy lingota se Edi Rama na ka marrë me sy të keq edhe do na lërë…

Gazetari Artan Hoxha me anë të një shkrimi ironik në rrjetet sociale ka zbuluar edhe një kërkesë që ka i bërë ish-presidentin Ilir Meta pasi sipas tij Edi Rama i ka marrë me sy të keq dhe do t’i lërë pa stadium 30 mijë vendesh.

Siç duket, Hoxha shkruan se Like Floriri nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë dhe teksa  të gjithë qytetet janë bërë me stadiume 20 mijë,30 mijë madje edhe 80 mijë vendesh, Skraparit i duhet ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit.

Postimi i plotë:

Dhe i pata thene ashtu larg e larg atij Like Floririt!!!

Lere ate dreq Selltiku, po na ruaj mor byrazer nja dy lingota per stadiumin e Skraparit, se Edi Rama na ka marre me sy te keq dhe do na lere pa stadium 30 mije vendesh…

Jo qe jo Likja…

Na tani!!!

U bene gjithe qytetet me stadiume 20 mije, 30 mije, madje 80 mije vende ai i Leskovikut, kurse Skrapari ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit, lere topin qe na bie ne lume dhe nuk e marrim dot.

Ishallah ve doren ne zemer Baba Mondi dhe i ben duva sulltanit te na beje edhe neve stadium, se ndryshe vajti puna jone…

Hajde gjej bileta tani ne keto stadiumet e tjera, qe rrine gjithe kohes tumbllas me tifoze per te pare superligen e Dukes, nen komentin dritherues te Ylli Ages….

Po te pakten ate fushe qe kemi, e kemi te rrethuar plot me peme, se te ato stadiumet e reja, pemet do jene vetem ne fotografi….

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button