Aktualitet

Nasim Haradinaj: Thaçin do ta penalizojnë për sjelljet në vizitë!

Ish-presidenti Hashim Thaçi vizitoi dje babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, gjatë daljes nga spitali, shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave për ta përshëndetur ish-presidentin, duke krijuar një moment tensioni.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi në emisionin “Ora Shtatë” se Thaçi mund të ndëshkohet nga Specialja për këtë situatë.

“Edhe ai e di që mund ta ndëshkojnë, por e bëri sepse është lider dhe ka shpirt luftëtari. Trimëria i kushton dhe do të marrë vërejtje për këtë”, tha Haradinaj.



#Nasim #Haradinaj #Thaçin #penalizojnë #për #sjelljet #në #vizitë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button