Sport

Shpresoj të mos jetë pasojë e pezullimit tim në finalen e Budapestit

Fenerbahçja është eleminuar nga Liga e Europës. Turqit fituan me shifrat 2-0 në 120 minuta lojë kundër Rejnxhërsit, por fati i buzëqeshi skocezëve nga goditjet e 11 metërshave. Zhoze Murinjo ka ngritur dyshime për “TNT Sports” pas përfundimit të takimit se skuadra e tij mund të jetë penalizuar për shkak të pezullimit që ai mori në finalen e 2023-shit kundër Sevijës. Asokohe portugezi u ankua hapur kundër UEFA-s dhe arbitrave. Murinjo shton se që prej atij momenti, ekipet e tij janë penalizuar nga arbitrimi në Europë.

“Shpresoj që gjithçka që më ka ndodhur në garat europiane nuk është një pasojë e finales së Budapestit dhe shpresoj që të jetë thjesht rastësi. Që nga ajo finale, që nga pezullimi im, gjërat që na kanë ndodhur ne… Nuk luajtëm në Ligën e Kampionëve për shkak të një penalltie në minutën e 120, të cilën vetëm arbitri i 4-t e pa. Sot erdhëm këtu dhe VAR-i nuk pa asnjë nga 3 penalltitë për ne. Shpresoj që të jetë rastësi. E pagova pezullimin tim dhe shpresoj që të ketë mbaruar. Lutem që ky të jetë vetëm fat i keq”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

#Shpresoj #të #mos #jetë #pasojë #pezullimit #tim #në #finalen #Budapestit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button