Finlanda e dënon me burgim të përjetshëm një rus për krime lufte në Ukrainë

Një gjykatë finlandeze tha të premten se e ka shpallur fajtor një burr rus për krime lufte në pjesën lindorë të Ukrainës më 2014 e 2015, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykimi i Yan Petrovsky-t, i cili njihet edhe si Voislav Torden, ishte një rast i rrallë i ndjekjes penale jashtë Ukrainës, në kërkim të drejtësisë për viktimat e krimeve të pretenduara të luftës në një konflikt që ka nisur shumë kohë para fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 2022, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Sipas raportimit të Radios “Evropa e Lirë”, shërbimi në gjuhën angleze, Petrovsky ka qenë komandant i grupit sabotues “Rusich” dhe është lidhur me vdekjen e 22 ushtarëve ukrainas e lëndimin e katër të tjerëve.
Grupi “Rusich” ka luftuar kundër forcave ukrainase në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk e Luhansk.
#Finlanda #dënon #burgim #të #përjetshëm #një #rus #për #krime #lufte #në #Ukrainë
gazetablic.com