Sport

Tirana përballë ‘maces së zezë’

Do të luhen sot në orën 18:00 dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, me Tiranën që do të presë në Elbasan Arena Teutën, një kundërshtar që i ka hapur shumë punë bardhebluve në ndeshjet e fundit.

Në prag të ndeshjes trajneri Orges Shehi thotë se do bëjnë të pamundurën për të fituar këtë trofe që i mungon Tiranës në vitet e fundit.

Ndërkohë në ‘Loro Boriçi’ Vllaznia do të presë Egnatian, skuadrën e vetme të cilën nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë në këtë sezon.

Në tre ndeshje rrogozhinasit kanë fituar dy herë ndaj shkodranëve, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button