Sport

Është një mëngjarash që na duhej

Silvinjo ka publikuar listën e Shqipërisë sa i përket ndeshjeve të marsit. Trajneri ka lënë jashtë Taulant Seferin, një lojtar shumë të besuar në kohën e tij te kuqezinjtë. Armando Broja ka rrezikuar gjithçka dhe është i përfshirë në këtë listë, ndërsa padyshim që mëkati më i madh është dëmtimi i Mario Mitajt.

“Kemi 4 mungesa të rëndësishme. Mitaj nuk ia doli dot, do të operohet dhe do të qëndrojë jashtë për ca kohë. Daku gjithashtu ka një dëmtim dhe prandaj nuk është në këtë grumbullim. Folëm edhe me Lacion, Hysaj do të kthehet pas Kombëtares, por nuk ishte i gatshëm tani. Gjithashtu mjeku ynë foli me mjekun e Zaragozës pë Keidi Baren, por edhe ai ishte i dëmtuar. Ne kemi shumë dëmtime, por edhe Anglia ka dëmtime, kjo është puna e Kombëtares.

Seferi jashtë? E lashë jashtë në aspektin strategjik, kemi shumë lojtarë në krahun e majtë dhe për këtë arsye. Kemi Bajramin atje, Mucin, kemi Mehmetin, Seferin, kemi Hoxhën. Ne kemi një ëndërr për të arritur, duam të shkojmë në Botëror. Seferi ka bërë mirë me Kombëtaren, por ky është vendimi strategjik. E di që do më pyesni edhe për Anis Mehmetin, por e përsëris, cështje strategjia. Seferi mungon sot, por mund të jetë nesër. Anis Mehemeti mungon sot, por mund të jetë nesër

Bruttin e kemi vënë re si lojtar, është mëngjarash. Mucolli kishte të njëjtat karakteristika, por ka qenë dëmtuar për një kohë të gjatë dhe urojmë të kthehet shpejt. Pra kemi shumë emra të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë opsione. Brruti është një mëngjarash që meritonte të vinte te Shqipëria dhe jam i bindur se do të jap diçka për ekipin”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

 

#Është #një #mëngjarash #që #duhej
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button