Bën gol vetëm nga penalltia

Al Nassr luajti mbrëmë javën e 25-të të Ligës Saudite kundër Al Kholood dhe fitoi 3-1. Shënues ishin tre yjet e klubit, Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe Jhon Duran, ndërsa Ali Lajami shënoi autogol për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.
Mirëpo, shënuesi i golit të parë në këtë ndeshje dhe emri i parë i klubit, Cristiano Ronaldo ishte në shënjestër të kritikave të tifozëve. Vizita e mbrëmshme në stadiumin Al Nassra në Riad kishte vetëm 12.492 shikues.
Tifozët e këtij klubi janë të zhgënjyer me numrin dhe fajtorin kryesor e shohin në sulmuesin portugez. Ata shprehen se nuk e kuptojnë sesi Ronaldos do i rinovohet kontrata me 200 milionë euro në sezon, kur golat e tij janë vetëm nga penalltia dhe stadiume kanë nisur të zbrazen pasi portugezi nuk po jep më spektakël. /Sport Ekspres/
#Bën #gol #vetëm #nga #penalltia
SportExpress