Aktualitet

Ja telefonata me tim shoq –

Kryeministri Edi Rama ka futur në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit edhe shumë emra që nuk janë figura të njohura politike.

Një prej tyre është edhe Ana Nako, drejtoreshë e gjimnazit të Divjakës, e cila renditet në listën e sigurtë të PS-së për Qarkun e Fierit.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në podkastin ‘Flasim’ të shefit të ekzekutivit, ku ka zbuluar se lajmin për kandidimin për deputete e ka marrë vesh nga televizori.

Ajo tha se nuk e priste që të ishte as në listën e hapur të Partisë Socialiste dhe jo më atë të mbyllur, raporton A2 CNN.

Nako zbuloi edhe telefonatën e të shoqit, i cili sipas saj, e kishte marrë i habitur në telefon duke e pyetur nëse ishte vërtet ajo që po kandidonte në në listën e PS-së të Fierit.

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Sinqerisht e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?

Ana Nako: Në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem’.

#telefonata #tim #shoq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button