Sport

Kategoria e Parë, renditja/ Besa e Kavajës nuk i ndahet hapit të kampionëve, por kujtohet vonë, Korabi dhe Kukësi në “finalen e gabuar”

Kategoria e Parë është rikthyer me emocione sot teksa ka zhvilluar 6 takime. Vora dhe Flamurtari janë të papërmbajtshëm teksa po vazhdojnë me fitoret radhazi, këtë herë Vora fitoi 0-1 ndaj Kastriotit në transfertë dhe Flamurtari shkatërroi Lushnjën, 0-4. Nga ana tjetër edhe Besa e Kavajës është duke ndjekur të njëjtin hap, por është kujtuar vonë. Besa bëri shumë gabime radhazi duke lënë vendin e parë dhe duke humbur shumë terren nga dy vendet e para. Pavarësisht se tani po fiton shumë ndeshje rresht, sërish ndodhet 7 pikë larg Flamurtarit të vendit të dytë pasi askush nuk po bën gabime në dy vendet e para. Nga krahu tjetër, Korabi dhe Kukësi luajtën finalen e gabuar, atë të mbijetesës. Nëse para sezonit këto ekipe do të mendoheshin të paktën në vendet që të dërgojnë në Play Off, të dyja këto skuadra ndodhet në vendet e rënies dhe këtë herë barazuan 1-1 mes tyre. /Sport Ekspres/

KASTRIOTI – VORA 0 – 1 (Skenderi 18′)

BURRELI – ERZENI 1 – 0 (Ferruku 35′)

POGRADECI – BESA 0 – 1 (Nonato 38′)

LUSHNJA – FLAMURTARI  0 – 4 (Shkurtaj 12′, Hasa 35′, Cobian 70′, Bangaly 73′)

APOLONIA – VALBONA 2 – 1 (Umejiego 43′, Maksuti 68′ / Xhabafti 11′)

KORABI – KUKËSI 1 – 1 (Disha 17′ / Avdiu 79′)

 

 

 

#Kategoria #Parë #renditja #Besa #Kavajës #nuk #ndahet #hapit #të #kampionëve #por #kujtohet #vonë #Korabi #dhe #Kukësi #në #finalen #gabuar
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button